TIRANE-Më në fund një lajm i mirë! Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.
Vendimi i institucioneve greke është marrë nisur nga pandemia e COVID-19, teksa shumë shqiptarë ishin të detyruar që të ktheheshin në atdhe këtë periudhë për të aplikuar për pasaportat e reja duke sjellë edhe kaosin në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës në kthim, në kufijtë e një krize humanitare.
Radhë nuk kishte vetëm në pikat kufitare me Greqinë, por edhe në ambasadë dhe konsullatat në vendin fqinj. Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka vlerësuar vendimin e qeverisë greke.
"Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe "mirëkuptimin" e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë) të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një periudhë kohorë te caktuar.
Pak më parë vendimi u bë publik nga Ndërmjetësi Ndërkulturorë z. Fatos Malaj, të cilin gjejë rastin ta falenderojë për përpjekjet e mëdha dhe informacionet e sakta që na ofron. Fatkeqësisht z. Malaj ka mbetur thuajse i vetëm në këtë pjesë për shkak se "ata" të cilët "përfaqësojnë" komunitetin ndodhen me pushime të gjata për më shumë se 3 vjet.
Në çdo rast, është për t'u përshëndetur ky vendim pasi i vjen në ndihmë me mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat" mbyllet reagim i Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Pamjet e radhëve nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë, sidomos në Kakavijë bënë xhiron e medieve ndërkombëtare.
Vendimi i institucioneve greke per pasaportat
Emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Ky vendim vjen, pasi Greqia njohu deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020. Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri", njoftoi Ministria e Jashtme.
Sme pelqejne keto lehtesira te grekut Mos harroni se jo vetemGreku por kushdo jep nje te marri 50 Dicka luhet Ju uroj shendet vellezer e motra Shqipetare
PërgjigjuHë moj opozit, çfar do thuadh tani. Filloni e shani Edi Ramën. Turp të keni. Opozit skutash.
Përgjigjumos e rruni fare. Jorgot nxjerrin vendime sa per sy e faqe. Kur shkon ne dogane e ha i derr gjobe e piji longun vendimit
Përgjigju