Lajm i mirë nga Kina, vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati në Shtator për rastet urgjente

28 Prill 2020, 19:49| Përditesimi: 28 Prill 2020, 20:50

  • Share

Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati për rastet urgjente në muajin Shtator. “Mbase në Shtator, ne mund të kemi gati vaksinën për rastet urgjente”, ka deklaruar drejtori i CDC, Gao Fu. Gazetari Edison Myrteza nga Kina në një lidhje skype me Report TV, në emisionin ’Repolitix’ tha se janë duke u testuar dy nga tre vaksinat e prodhuar në Kinë deri në këto momente.

’’3 vaksina janë prodhuar nga qeveria kineze dhe nga virologët, por vetëm 2 vaksina po testohen klinikisht për momentin, sepse ka përfunduar hapi i parë i cili ka të bëjë me prodhimin e vaksinës. Ndërkohë, që jemi në hapin e dytë në testimin e këtyre vaksinave. Vaksina e tretë është e paaktivizuar është lënë pak mënjanë, sepse mendohet të hidhet në shtator nëse do të ketë një valë tjetër të infektimit me koronavirus. Mendohet që ndoshta në kohën e vjeshtës, kur fillon të freskohet pak mund të kemi një valë tjetër. Pra ky është një plan i dytë nga qeveria kineze dhe nga virologët dhe mendohet që kjo vaksinë do të përdoret për ato të infektuar që do të jenë në një stad të avancuar.

Vaksina e parë është e rëndësishme, pasi do të shihet nëse do të godasë virusin dhe a do të krijojë antitrupa. Po verifikohet se sa doza do të injektohen tek njerëzit e infektuar.

Faza e tretë ka të bëjë me  testimin dhe injektimin e saj tek zonat më të goditura siç janë Wuhan apo Hubei. Më pas do vazhdojë një kurbë tek ato zona më pak të goditura dhe tek ato zona shumë pak të goditura.

Vaksina e dytë do të nisë testimin e saj pikërisht 12 ditë pas  aprovimit nga qeveria kineze dhe qëndra kombëtare e virologjisë në Kinë. Kjo vaksinë do të përfshi një grup të caktuar njërëzish, nga mosha 18-60 vjeç. Qeveria kineze ka bërë një bashkëpunim me qeverinë australiane ku instituti i Virologjisë së këtij qyteti në bashkëpunim  me atë Kombëtar të Kinës do të bëjë një marrëveshje për zhvillimin e mëtejshëm të këtsaj vaksine në Australi, sepse kur këtu është verë atje është dimër’’, sqaroi gazetari Myrteza, mbi këtë studim të fundit të publikuar nga media kineze

Referuar situatës në vend gazetari Myrteza sqaroi se: "Qyteti i Harbenit u fut në karantinë para 2 ditësh për shkak të rreth 85 personave të infektuar.Të gjithë që do të futen nga Rusia në kufirin Kinez në zonat më të prekura do të duhet që të bëjnë 21 ditë karantinë të detyruar."

Aktualisht janë 70 lloje vaksinash në krijim në të gjithë botën. Anthony Fauci, ekspert dhe drejtues i repartit amerikan për përgjegjësinë ndaj koronavirusit, ka parashikuar se do të duhen nga 12 deri në 18 muaj kohë për të bërë gati vaksinën për publikun. Megjithatë, disa ekspertë janë shprehur optimistë duke thënë se 18 muaj është shumë pak në krahasim me zhvillimin një vaksine normale e cila do gati 10 vjet kohë për t’u krijuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?