Foto ilustruese

Lajm i mirë për Italinë, rënie në numrin e infektimeve

2 Dhjetor 2020, 12:10| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 12:13

  • Share

ITALI- Falë masave kufizuese edhe shtrënguese që ka ndërmarrë qeveria italiane rastet me COVID-19 kanë pësuar një ulje javën e fundit prej 23.5% kundrejt 10.6% në shtatë ditët e mëparshme.

Ky është një lajm shumë i mirë i cili i jep shpresë qytetarëve për të festuar festat e fundivitit, gjithmonë duke respektuar masat e marra  . Numri i rasteve të reja konkretisht është 165,906 shifër e cila i përket datës 21-27 tetor, ku vërehet një ulje në krahasim me datën  18 dhe 24 nëntor ku janë regjistruar plotë  216,966 raste me COVID-19 .

Megjithatë mund të jetë fituar një betejë por jo lufta. Qeveria italiane do të vazhdoj ti qëndroj strikte masave shtrënguese aktuale dhe do të vendosi në zbatim masat e reja për festat e fundvitit me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?