Emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe do t’u jepet një “amnisti” për të marrë dozën e vaksinës anti-COVID.
Ky vendim vjen si pasojë i arritjes së qëllimit të “imunizimit të tufës” dhe përshpejtimit të lehtësimit të masave anti-COVID.
'Vaksinat anti-COVID do t'u ofrohen të gjithëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar falas, pavarësisht statusit të emigracionit. Ata që janë regjistruar në një mjek të përgjithshëm po kontaktohen dhe ne po punojmë ngushtë me partnerë dhe organizata të jashtme për të kontaktuar ata që nuk janë të regjistruar tek një mjek për t'u siguruar që atyre u ofrohet edhe vaksina",- tha një zëdhënës i Qeverisë.
Sipas mediave, të gjitha kategoritë e emigrantëve edhe ata të cilët futen ilegalisht në Britani, do të sigurohen se nuk do të ketë pasoja për ta nëse paraqiten për të marrë dozën e vaksinës anti-COVID.
Në Britaninë e Madhe ka shumë shqiptarë të cilët në një formë apo një tjetër arrijnë të futen ilegalisht në vend, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Pra ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen aktualisht ilegalisht në Britani.
Numri total i infektimeve ka shkuar 3,945,680, ndërkohë që ai i viktimave është 112,465në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Britania e Madhe është një nder vendet më të prekura për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike, si dhe vendi i parë i cili ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në botë.