Foto ilustruese

Merret vendimi: Abone falas për studentët edhe për vitin e ri akademik

23 Korrik, 12:00| Përditesimi: 23 Korrik, 12:46

  • Share

Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?