Lifestyle

Lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit "Friends", ribashkimi do të transmetohet më 27 maj

13 Maj 2021, 21:07| Përditesimi: 13 Maj 2021, 21:11

  • Share

Ribashkimi i shumë i pritur i serialit "Friends" tashmë ka një datë publikimi, më 27 maj.

Premiera do të transmetohet në platformën  HBO Max , ndërsa është shpërndarë edhe një video që trego gjashtë protagonistët e serialit, Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer ndërsa ecin krah për krah.

"Është zyrtare, ribashkimi i "Friends" premierë më 27 maj në HBO Max, a mund të jemi më të emocionuar ?!", shkroi aktorja Jennifer Aniston në Instagram.

Aktorja tjetër e serialit, Cox, shkroi: Kjo lloj gjëje nuk ndodh çdo vit, dhe as çdo 10 apo 15 vite. Ndihem kaq e bekuar që pata një shans të ribashkohesha me miqtë e mi dhe ishte më mirë se kurrë". Filmi u filmua në të njëjtën skenë ku u filmua shfaqja origjinale.

Fillimisht, ribashkimi duhej të debutonte në maj të vitit 2020, por u shty për shkak të pandemisë së COVID. Ribashkimi i tyre erdhi pas një sërë kërkesash nga fansat e serialit, që u bë një ndër më të ndjekurit në të gjithë botën.  

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?