Kryeministria

LAJM I MIRË/ Qeveria merr vendim, shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit

24 Dhjetor 2020, 19:05| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 19:12

  • Share

Qeveria shqiptare përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë.  Në VKM i bëhet një ndryshim vendimit të mëparshëm të Qeverisë që përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.

Ky vendim i qeverisë vjen vetëm pak ditë pas miratimit të shpërblimit prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët.

Vendimi i plotë:

Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 24/12/2020 20:28

    Po garda republikes qe punojne 16 ore 365 dite ne vit Qe snjohin as festa as shtuna e diela dhe rrogen e lene rrugash neper sherbime duke mbijetuar me ushqim e kafe... pse sflitet per ndonje shperblim apo mbajne sklleverit ska problem?! Garda ka ngel opozite e perhershme dhe jetime pa nene pa babe, te gjithe e shfrytzojne, Askush sdo tia permendi emrin dhe ta vlersoje 10 % sa meriton. Qe ben jo pak pune e sakrifice.

    Përgjigju
    • Ceni: 24/12/2020 22:41

      Mos kujto se eshte ndonje shperblim i vecante o Ben!! Do te shperndahet ne forme shperblimi fondi i pagave qe ka mbetur pa u paguar per funksionet e paplotesuara!! Dmth nje repart i gardes ka 30 punonjes manget, por fondi i pagave eshte caktuar ne fillim dhe per mos ta kthyer mprapsh se quhet i parealizuar e shperndajne ne forme shperblimi....

  • Doktori: 24/12/2020 20:19

    Nuk është ndonjë gjë e madhe. Në fund të fundit është rroga e 13 që cdo punëdhënës dhe punëmarrës nënshkruan në një marrëdhënie pune.

    Përgjigju
    • Titi: 24/12/2020 20:33

      O doktor ku e gjete kete ne kontraten e punes? Dhe sigurisht kete vite qe hiqe keto dy kategori te tjeret jane paguar kot.. Po Po administrata eshte paguar kot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?