Rama: S'ka më kontroll fizik të automjetit kur ndërron pronësia! Përfitojnë 60 mijë persona në vit, kursehen 90 mln lekë! E rimorëm shërbimin nga një koncesion 'alla non grata'

25 Dhjetor 2021, 10:43| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 11:11

  • Share

60 mijë kontrolle fizike të automjeteve që bëhen çdo vit do të eliminohen pas rimarrjes nga DPSHTRR të  të Kontrollit Teknik. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama thotë se vetëm nga kjo lëvizje u kursehen qytetarëve mbi 90 mln lekë dhe mbi 30,000 orë pritje në vit.

"Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën. Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.  U kursehen qytetarëve. 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit", shkruan Rama.

Kujtojmë se prej një viti, që nga fund i i dhjetorit 2020, kontrolli teknik i kaloi shtetit kontretisht DPSHTRR, pasi përfundoi kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 26/12/2021 04:00

    BRAVO RAMA, KJO ISHTE NJE MASE SHUME E MIRE,,POR DUHET PAK ME SHUME KUJDES E RREGULLIME TEK AJO PIKA NE KASHAR,,,RRUGA ESHTE SHUME E KEQE,,,DHE NJEREZIT PRESIM JASHTE NE RADHE,NE NJE ZYRE ATJE,,NE DIMER ESHTE E PAMUNDUR TE RRISH JASHTE,,AJO ZYRE ATY DUHET TE JETE E MBYLLUR QE NJEREZIT TE MOS MERDHIJNE NE TE FTOHTE,,,DHE TE KETE NUMRA,,QE NJEREZIT TE THERRITEN NE BAZE TE NUMRAVE....///////

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2021 02:43

    Z.Rama,kesaj rradhe ke bere nje /bubu/te madh.Te pakten konsultohu perpara se te dalesh me /idiotesi/ te tilla.A jep ndonje garanci qe cmimi justifikon mallin? Sot edhe nje kale te blesh,duhet t'a shpiesh te veterineri,se nuk e shet kollaj po nuk pati moshen e duhur dhe po nuk pati bille te paster shendeti,edhe kur eshte i semure,ose ka probleme te tjera e i jepen ilace e i duhet dhene kujdes e djete e vecante,duhet t'ia besh te ditur bleresit,po keshtu dhe me shtepite.Tani cfare e ben te vecante nje makine,e re,apo e perdorur qe te mos kontrollohet kur nderon pronar? Kesaj i thone qe te legjitimosh shitjen e sapunit per djathe!Po te kete patur probleme makina,qe nuk jane bere te ditur nga ish-pronari qe e shet me cmim sikur eshte perfekt,dhe ti qe e ble, neser mbetesh ne mes te rruges per shkak te difektit dhe te duhesh te paguash rikontrollin dhe regullimin e difektit,etj,pa llogarritur qe te mashtruan ne cmim.I mendove keto o //gjeni//?

    Përgjigju
    • Loni: 27/12/2021 12:19

      Yllo e keni idene per cfare Po flisni!? Kontrolli teknik I automjeteve percakton qe ka ndonje avari ne numrin e shasise ndryshon ngjyra apo ka pa rregullsi ne dokumenta edhe makine kaq asgje me shum... Nuk gjen avarite e motorit apo difekte teknike! Me pak fjale te jeni ju koshiente ne cka duhet te pergjigjeni heren tjeter( e rregullt si makine e vjedhur apo ka nderhyrje ne konstruksion kaq mbaroj) pjesa tjeter eshte zhurme! Un kam nderruar mbi 20 makina edhe cuditerisht rrija ne rradhe si qen Prisja e hynin ca pa rradhe edhe cuditerisht pyeta Po keto !? Ahhh keto 10 tek Dora edhe mbaronin pune... Per nje anë eshte shum mire per ato qe shesim e blejne por varet ku do kaloj tarifa e ketij sherbimi!? Sepse dardha e ka bishtin mbrapa por nese eshte e vertete ueee nuk e keni idene sesa lodhje mendore fizike edhe kohore heq qafe ky mos sherbim me. Prandaj eshte urra nese eshte I vertet! Kuptojeni edhe pastaj shprehuni heren tjeter! Ju pershendes!

  • Tutu: 25/12/2021 15:21

    Dukesh qe je kminister ne hava… ky sherbim nuk ishte i kocensionit, por i drejtorise se trasportit… boll na i shite ujin per vere…

    Përgjigju
  • Beni: 25/12/2021 13:51

    Koncesionet jane te keqija, kur kane dhene nga te tjeret para tij ndersa te tijat jane te mira. Mire qe llap pa dogane dhe pa kulture por pse dhe kaq shemtuar ???

    Përgjigju
  • Jari: 25/12/2021 12:10

    A medet ku kena arrit, del kryeministri edhe flet per kolaudimin e makinave qr, sikur ska drejtore apo njerez kompetente per ket sektor. Ky do me i bo tgjitha, vk per ne ca na ka rone per taksirat me pas nkrye te qeverise

    Përgjigju
  • timi: 25/12/2021 12:04

    po ata te kontrolli qe merrni 10 nen dore per parregullsi si do ia besh. se nuk e prekin rrogen. vetem nga rryfshfeti i kontrollit fizik

    Përgjigju
    • Loni: 27/12/2021 12:21

      Fix lale na kan mbajtur me ore jete aty duke pritur e vinin CA pa rradhe e mbaronin pune! CA te kontrollin fizik me Vila e prona me shum se kryeministre e cuditshme... 200 makina sikur nga nje 500 # lulush sa bejne... Hahahha moment I denje timce...

  • Tepsia: 25/12/2021 12:03

    Mos harro ta japesh prape se e kemi alergji lekun ne si shtet na ben dem

    Përgjigju
  • Korabi, France: 25/12/2021 11:51

    Kjo nuk duhet të ndodhë vetem në rastet kur kontrolli teknik asht ba brenda 6 muajve deri në diten e shitjes. A thua këtë legjislacion e marrin në vendet afrikane dhe e përshtasin në Shqipëri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?