LAJM I MIRË: Profesor Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën me COVID-19 mjeku që iu bashkua në front të parë kolegëve

4 Prill 2020, 11:24| Përditesimi: 4 Prill 2020, 13:58

  • Share

TIRANË - Lajm i mirë. Profesori Dhimitër Kraja lë spitalin e Infektivit. Mjeku që pas 48 viteve punë iu rikthye bluzave të bardha për t'i ndihmuar në betejën kundër COVID-19, u prek nga koronavirusi, ndërsa sot ai lë spitalin, ndërsa me kryerjen e testit të dytë ai ka dalë negativ.

Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars  iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

 Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.

Ora 13:42
Shërimi i doktorit në pension Dhimitër Kraja nga COVID-19, Meta: Lajm i mirë që na gëzon të gjithëve!

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reagur për lajmin e mirë të shërimit të doktor Dhimitër Krajës nga koronavirusi.

Ai ka theksuar rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim e sakrifica.

"Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve! Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari", shkruan Meta.

Ora 13:39
Basha i gëzuar për lajmin e mirë të shërimit të doktor Krajës! Kritika qeverisë: Të bëhen më shumë testime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gëzuar për lajmin e shërimit të doktorit në pension Dhimitër Kraja. Basha tha se lutjet dhe mendimet e të gjithëve shkojnë për stafin mjekësor që përballet cdo ditë me rrezikun e COVID-19.

Kryetari i PD gjithashtu nuk la pa përmendur kritika për qeverinë, duke theksuar se duhet të zbatohen kërkesat e OBSH në lidhje me rritjen e numrit të testimeve për të rritur identifikimin e të prekurve me COVID-19.

"Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!", shkruan Basha.

Ora 11:48
Jetë të gjatë profesor...Rama shkruan për shërimin e Dhimitër Krajës

Një lajm të mirë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama shërimin nga COVID-19 të profesorit Dhimitër Kraja.

"Lajm i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. dhimitër kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t'u angazhuar në vijën e zjarrit, ku u plagos nga armiku...Jetë të gjatë profesor", shkruan Rama.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • meri: 04/04/2020 13:59

    Urime Pofesor Kraja,qofshin te shkuara,jete te gjate dhe shendet:

    Përgjigju
  • Ilir: 04/04/2020 11:51

    Urime Prof. Luli! Qofshin te shkuara!

    Përgjigju
  • Vlore: 04/04/2020 11:37

    Jete e shendet te keni Profesor! Ju jeni shembulli i vetëmohimit dhe sakrifices per te ndihmuar te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?