Aktorja Filika Dimo në rolin e Beatrice Shmid në filmin 'Koha nuk pret'

Kultura

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçarje aktorja Filika Dimo

21 Tetor 2021, 22:45| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 22:48

  • Share

Lajm i trishtë për kinematografinë shqiptare! Është ndarë sot nga jeta, në moshën 82-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo. Lajmi u bë me dije në faqen zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku thuhet se Dimo ndërroi jetë në Belgjikë, aty ku jetonte prej disa vitesh. Dimo ka dhën një kontribut të madh në kinematografinë shqipate, ku ka luajtur role kryesore në shumë vepra dramatike, nëpërmjet të cilave do të mbesë gjatë në kujtesën e shqiptarëve

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë.  Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin "Aleksandër Moisiu" ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë verpa dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së "Koha nuk pret", me rolin e Beatrice Shmid, një rol epokal nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spiunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?