Shqiptarja.com sjell lajmet më të lexuara të vitit që po lëmë pas. Më poshtë është lajmi i publikuar më 17 nëntor 2022, për një ngjarje në SHBA ku një i mitur 10 –vjeç i ka shpëtuar rrëmbimit për shkak të një truku të veçantë të tij.
Lajmi i botuar më 17 nëntor 2022: ‘Shtiru sikur je nëna ime të lutem’, ja si i shpëtoi rrëmbimit 10-vjeçari në SHBA! Babi: Sa herë shoh videon më vjen të qaj
SHBA- Një djalë 10-vjeç ka shpëtuar për mrekulli nga rrëmbimi me anë të një truku, që duket si në filma amerikan.
10-vjeçari i quajtur Semy e kishte kuptuar se një grua e kishte ndjekur që nga shkolla dhe është ndalur në një dyqan duke i kërkuar shitëses që të “shtirej” si nëna e tij.
Për fat të mirë, shitësja e ka ndihmuar dhe i ka mbyllur derën gruas. Babai i djalit tha se sa herë që shikon videon i vjen për të qarë.