Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë
Top 24

Aksident në Prrenjas/ 'Mitsubishi' del nga rruga dhe përplas këmbësorin (FOTO)

22 Janar 2019, 21:41| Përditesimi: 22 Janar 2019, 22:18

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Prrenjas-Librazhd. Ka qenë një automjet tip "Mitsubishi" që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, banues në Prrenjas i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , një mjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një këmbesor, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi H.Ç, u shoqërua në Komisaritain e Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?