Çanta ku dyshohet të ketë bombë

Kronikë
Top 24

Alarmi për bombë në Tiranë rezulton fals, brenda çantës u gjetën rroba të vjetra

3 Nëntor 2018, 15:26| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 16:21

  • Share

Një alarm për bombë ka alarmuar mesditën e sotme policinë e Tiranës. Një cantë e dyshimtë u gjet në zonën e Unazës së Re, poshtë shkallëve të kompleksit të pallateve, Mesaplik. 

Në vendngjarje ka shkuar policia pasi u dyshua se brenda cantës kishte eksploziv. Pas kontrollit të policisë, rezultoi se brenda cantës kishte vetëm rroba.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?