'Babalja'/ Inskenoi audio-përgjimin e Agron Xhafajt, arrestohet në Kosovë Albert Veliu

11 Tetor 2018, 17:32| Përditesimi: 11 Tetor 2018, 21:16

  • Share

PRISHTINË- Arrestohet në Kosovë, Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja. Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë, dhe është dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut 5 ditë më parë, me akuzën e kallëzimit të rremë, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”. Ai akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun.

Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audiopërgjim nuk ishte i Agron Xhafës. Albert Veliu, i cili u prezantua në media me emrin ‘Dëshmitari X’, u largua në Kosovë në muajin maj, ku kërkoi edhe azil. Veliu ndodhej në Kosovë bashkë me djalin e tij, ndërkohë që ka deklaruar para autoriteteve kosovare se është larguar në Kosovë pasi i rrezikohej jeta. Pas procedurave ligjore pritet që Albert Veliu të ekstradohet në Shqipëri.

Ekzekutimi i urdhërdalimit

 

Autorizimi

Report Tv publikoi pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Ora 20:50
Arrestimi i Babales në Kosovë, avokati: Në Shqipëri i rrezikohet jeta, t'i jepet azil

Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij, Tomë Gashi, ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klinetit të tij. Ai shprehet se duke qëndruar në këto pohime, shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë sot në Prishtinë është arrestuar klienti im z. Albert Veliu i njohur si "Babalja", shtetas i Shqipërisë. Sipas familjareve te Albert Veliut, atij dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri me 29.11.2018. Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me z. Agron Xhafa vëllanë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. 

Sido që të jetë besoj që, Gjykatat në Kosovë do t'i respektojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuar me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë.

Tom Gashi, avokat i Albert Veliut (Babalja)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • turp: 12/10/2018 08:29

    sa turp. rrotullohet gjithe opozita dhe politika jone rreth nje individi si babalja. Keto jemi ne kete meritojme. Ne vend qe te kemi nje opozite te forte qe te ofroje dicka me serioze dhe te mire se keta qe jane ne pushtet merren me keto ordinere. Vetem vrasje dhe vjedhje ketu. Per mua eshte turp qe I kushtojme kaq vemendje rasteve te tilla kur ka gjera shume me serioze

    Përgjigju
  • Erik: 11/10/2018 20:56

    Ku i gjeti leket babolja te paguaj avokatin me te njohur ne Kosove?

    Përgjigju
    • Tirona: 12/10/2018 09:49

      E thesht shoku ja pagun shqupi jo per Babooolen por per Baboooolet e shqupit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?