Bota
Top 24

Itali, prishen shkallët në metron e Romës, 20 tifozë rusë të plagosur (VIDEO)

23 Tetor 2018, 20:21| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 20:31

  • Share

Një aksident ka ndodhur në një metro në Romë, ku prishja e një shkalle lëvizëse, ka plagosur rreth 20 tifozë të CSKA të Moskës. 

Struktura e shkallës është prishur duke rrëzuar mbështetësit e klubit rus që ishin duke kërcyer dhe kënduar këngë.

10 nga të plagosurit kanë marrë lëndime në këmbë. 5 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Njëri nga të plagosurit, mësohet se ka humbur këmbën. 

Mbrëmjen e sotme në Romë pritet të luhet në orën 21:00 ndeshja mes Romës dhe CSKA-së, ndeshje e vlefshme për Champions League.

Për më shumë ndiqni pamjet

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?