Foto ilustruese

Kronikë

Ministria e Infrastrukturës heq lejet minerare për 4 gurore në Krujë: Krastë-Verjon, peisazh i mbrojtur

18 Tetor 2018, 11:38| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 11:43

  • Share

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të heqë 4 leje minerare për 4 gurore në zonën e Krujës. Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se këto leje minerare janë hequr, pasi zona e Krastë-Verjonit është shpallur peisazh Natyror i Mbrojtur. Njëri nga subjektet nuk ka zhvilluar aktivitetin minerale në zonën për të cilën kishte marrë leje.

Njoftimi i plotë

Mbi fillimin e procedurave të revokimit të lejeve minerare në Zonën e Krujës në zbatim të VKM Nr.468, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon” dhe Urdherit të Përbashkët Nr.322, datë 13.09.2018 “Për ngritjet e grupit të punës për kontrollin mbi zbatimin e kërkesave të Lejeve të Mjedisit dhe të Lejeve Minerare.

Në Zonën e Krujës, ka filluar proceduara per revokimin e lejeve minerare.

Aktualisht ka filluar proceduara për revokimin e 4 lejeve minerare të cilat janë:

1. Leja minerare Nr.926/1, date 09.03.2003 për mineral gur gëlqeror, në objektin “Krastë e Ziltës”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Latomia Tirana” sh.p.k për arsye se nuk është zhvilluar aktiviteti minerar në zonën për të cilën është dhënë leja minerare në fjalë.

2. Leja minerare Nr.708, datë 08.07.2003, për mineral gur gëlqeror në objektin “Pengile”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Karaj” sh.p.k

3. Leja minerare Nr.666/1, datë 19.03.2012, për mineral gur gëlqeror në objektin “Makaresh”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Makaresh” sh.p.k

4. Leja minerare Nr.899, datë 08.08.2005, për mineral gur gëlqeror në objektin “Krastë”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Babasi -2” sh.p.k

Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?