SHBA rrit presionin ndaj Kosovës: Tërheqim trupat amerikane, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë

20 Shkurt 2020, 18:25| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 18:38

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar një hap përpara në presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Sipas mediave në Kosovë, Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, i ka thënë Kryeministrit Kurti se SHBA po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë. 

Muaj më parë ishte spekuluar shumë se amerikanët po shqyrtojnë heqjen e kampit 'Bondsteel' nga Kosova – nëse lidershipi politik i saj vazhdon të mos-bindet ndaj sugjerimeve ndërkombëtare për heqjen e taksës. Por, ky informacion nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Sido që të jetë, ky opsion duket se po shqyrtohet seriozisht.

Po sipas mediave në Kosovë, Philip Kosnett, në takimin e fundit, i ka thënë Albin Kurtit se duhet ta heq taksën menjëherë, ndryshe SHBA do të veprojë.

Ky njëherësh është kërcënimi më i madh që SHBA ka bërë ndaj Kosovës, prej që Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, si përgjigje  ndaj fushatës diplomatike agresive të Serbisë në heqjen e njohjeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?