Kronikë
Top 24

Sherr mes dy të rinjve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari, policia në ndjekje të autorit (VIDEO)

19 Janar 2019, 17:55| Përditesimi: 19 Janar 2019, 19:10

  • Share

TIRANË - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Report Tv mëson se kanë qenë dy të rinj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri, ka marrë një plumb në këmbë nga një armë pistoletë. I plagosuri është identifikuar si Klorentin Shehu, 20-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar në rrugën “Rexhep Shala” dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

I riu mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën Spitalin e Traumës. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e të riut autor të ngjarjes, por ai nuk është gjetur. 

Informacion paraprak nga policia

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?