Kryeprokurorja Arta Marku

Sulmi ndaj gazetares, reagon kryeprokurorja Arta Marku: Mbështes hetimin transparent, jam e shqetësuar!

30 Gusht 2018, 19:37| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 21:01

  • Share

Pas sulmit ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala ka ardhur reagimi kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe Gjykatës së Lartë. Marku ka thënë se është e shqetësuar pas këtij sulmi, por kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Në një njoftim për mediat, Prokurorja e Përgjithshme, shpreh shqetësimin e thellë për këtë sulm ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.

Në reagim theksohet se prokuroria e Përgjithshme, ka angazhuar të gjitha strukturat për të vendosur në dispozicion të gjitha burimet njerëzore për të hetuar dhe vënë para drejtësisë, autorët e sulmit. Ndërsa, Gjykata e Lartë e quan sulmin "një veprim të ulët dhe kriminal". 

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës.

Arta Marku, kryeprokurore

Reagimi i prokurores Arta Marku vjen pas sulmit me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në banesën e prindërve të gazetares, Klodiana Lala në Tiranë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që policia gjeti 10 gëzhoja kallashnikovi, si edhe plumba të cilët kishin prekur derën e brendshme të banesës së prindërve të Lalës.

Ora 20:51
Sulmi tek banesa e gazetares Lala, reagon Gjykata e Lartë: Shqetësim serioz për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare

Gjykata e Lartë ka reaguar pas sulmit në banesën e gazetares Klodiana Lala. Në një njoftim për mediat, Gjykata dënon aktin dhe thekson se ngjarja është një shqetësim serioz për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Lartë dënon me forcë aktin e kryer në banesën e gazetares Klodiana Lala, mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar atë si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj kujdo që ushtron një profesion që lidhet me lirinë e fjalës.
Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqënien e kujdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.

Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vëniën përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar.

Komento

Komente

  • Toni: 31/08/2018 01:38

    Duhet te filloje levizja VOTE PRO PER KLODIANEN VOTE PRO PER DEPUTETE KLODIANA VERTETE ESHTE PERFAQSUESE E POPULLIT VOTE PER KLODIN SI DEPUTETE E PA VARUR

    Përgjigju
  • Abdyli: 31/08/2018 01:19

    ESHTE LOJA POLITIKE E ED RAMES Z MARKU PO TAHIRIN E HARROVE TANI PO TE VIKA KEQ PER GAZETAREN QE U KA CJERE MASKEN KRIMINELEVE TE PS IK SHPORRU BLLOXHABISTJA E RD RAMES

    Përgjigju
  • Populli: 30/08/2018 21:48

    Morem vesh qe ka reaguar edhe Zaganjori ky palaco qe kushedi sa dosje kriminale ka mbyllur

    Përgjigju
  • Miri: 30/08/2018 21:42

    Ooohhhh avash,,po juve vrane gjyqtarin ikonomi mes vlores e se rruajtet trapin hic!i paskan gjuajtur familjes se lales e namibi madh.po ajo pispiruqa mund ta kete te vellain problematik e ndoshta e kane per te.hetoni njehere e pastaj “indinjohuni” kaq shume.

    Përgjigju
  • Ops: 30/08/2018 21:30

    I zjua arta ???o arta mjafto ne zbatosh ligjin dhe e gjen kush ka sulmuar shif cfar ka nxjerr gazetaria para disa ditesh , dosja e deputetit dhe shullazit apo nuk jane prova qe nje ish drejtor hipoteke dhe nje keiminel flasin bashke dhe tani drrejtori eshte deputet..... turp e faqe te zeze ishalla te vendosin trritoli dhe ty tek dera ta kuptosh cdo te thote qe te sulmojne familjen dhe femijet ... debile

    Përgjigju
  • mrekullia: 30/08/2018 20:33

    kemi shume besim te ty zonja Marku.Jeperfaqesuse e njerezve te mire ne Shqiperi. Njuk ka shume te tille, por ka dhe ju jeni mes tyre.

    Përgjigju
  • Fredi: 30/08/2018 19:56

    U zgjua nga gjumi Arta Marku. Po te kishe filluar me politkanet dhe te zbatosh ligjin antimafia njelloj per ge gjithe keto ngjarje nuk do ge ndodhnin.

    Përgjigju
    • Kujtim: 30/08/2018 21:04

      Shume e vertete

    • Genti: 30/08/2018 20:28

      Po ashtu asht se ska gja ne dore kjo por 144 deputet e ministra ne pushtet ,por skan faj ata por shqiptaret qe votojne per kta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?