Kronikë

Vritet për një tub uji me armë zjarri 50-vjeçari në Dibër pas sherrit me dy vëllezër! Arrestohet një nga autorët, në kërkim tjetri

13 Prill 2021, 12:24| Përditesimi: 13 Prill 2021, 18:16

  • Share

Tjetër vrasje pas një sherri të çastit në vendin tonë. Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Luzni të Dibrës, pas një sherri me dy vëllezër. Viktima, Xhetan Konesha ka ndërruar jetë në spital, ndërsa është arrestuar një prej autorëve, Muhamet Mera 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Altin Mera, 42 vjeç.

Dy vëllezërit dhe viktima u përfshinë në një konflikt të çastit dhe situata agravoi, duke bërë që ata të qëllonin me automatik 50-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Sipas banorëve të zonës konflikti është i vjetër dhe e ka zanafillën për një tubë uji. Policia arriti të arrestonte Muhamet Merën, ndërsa vëllai i tij, Altin Mera u arratis, duke u larguar në pyll. 

Policia po vijon me krehjen e zonës, për kapjen e autorit tjetër të dyshuar, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit vranë 50-vjeçarin.   

"Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes. 

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër i dyshuar.

Sekuestrohet edhe arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin. 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër. 

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll. 

Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes", njofton policia.

Arma e krimit

 

Ora 18:13
Vranë me armë zjarri 50-vjeçarin në Dibër, zanafilla e konfliktit nisi për një tub uji

1618316893_viktimadiber.jpg

Detaje të reja janë zbuluar që nga vrasja me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Luzni të Dibrës. Mësohet se viktima Xhetan Kontesha dhe dy vëllezërit Muhamet Mera dhe Altin Mera, të cilët qëlluan për vdekjen 50-vjeçarin, sipas banorëve të zonës kanë pasur një konflikt të vjetër dhe e ka zanafillën për një tub uji. Viktima ishte dhëndër në fisin Mera.

Ora 14:25
FOTO/ Ja kush është 50-vjeçari që u vra me kallashnikov nga dy vëllezërit Mera në Dibër

1618316893_viktimadiber.jpg

Viktima Xhetan Konesha

Personi që shihni në foton më sipër është 50-vjeçari Xhetan Konesha, i cili u vra me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Luzni të Dibrës, pas një sherri me dy vëllezër. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia vuri në pranga njërin prej autorëve, Muhamet Merën dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Altin Mera. Ngjarja ndodhi si pasojë e një sherri për motive që nuk bëhen ende me dije.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?