Kronikë
Top 24

'Xhisiela', thirret për t'u pyetur në prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi

18 Tetor 2018, 10:30| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 16:59

  • Share

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është thirrur për t'u pyetur në prokurorinë e Tiranës lidhur me dosjen e Xhisiela Malokut. Bushi është një nga 3 zyrtarët socialistë që u akuzua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, se ishte në komisariat, në momentin kur sipas tij, u kërcënua me armë, nga Xhelal Rraja, xhaxhai i Rexhep Rrajës.

Dosja Xhisiela ka mbi 1 muaj që është në qendër të debatit politik në vend. Rasti u denoncua  nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili më pas u arratis në Zvicër, ku kërkon edhe azil. Nuhu ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ndodheshin në Komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ndodhi kërcënimi i pretenduar prej tij, në këtë komisariat ndodhej edhe Artur Bushi.

Për këtë ngjarje është arrestuar Rexhep Rraja, i cili ndodhet në burg, pasi edhe Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Rraja akuzohet për përndjekje, ndërkohë që deputeti socialist Taulant Balla ka paditur për shpifje dhe kallëzim të rremë kryedemokratin Lulzim Basha, deputetët Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, gazetarin pranë PD, Basir Çollaku, dhe ish-oficerin e policisë, Emiljano Nuhu.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fraiku: 18/10/2018 14:21

    Gomorra ne prokurori.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 18/10/2018 13:45

    Lerini shpifesit e ndyre ne boten e tyre te cudirave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?