Dani Olmo duke dalë nga fusha i dëmtuar

Lajmi i keq për Barcelonën, Dani Olmo u dëmtua në fundjavë! Ja sa javë do t’i mungojë trajnerit Hansi Flick

16 Shtator, 15:59| Përditesimi: 16 Shtator, 16:01

  • Share

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo u dëmtua këtë fundjavë në fitoren e katalanasve në shtëpinë e Gironës me rezultatin 1-4. Olmo pësoi dëmtim gjatë ndeshjes dhe doli duke çaluar.

Pas ekzaminimeve mjekësore rezulton se spanjolli do të mungojë për 5 javë në fushat e lojës.

Olmo do të humbasë kështu dyu ndeshje rë Champions League, ndaj Monacos këtë mesjavë dhe ndaj Young Boys, si dhe do të humbasë ndeshjet e La Ligas kundër Getafes dhe Osasunës.

Deri më tani Olmo ka zhvilluar 3 takime me Barçën pas transferimit të tij në Katalonjë prej Leipzig, duke shënuar 3 gola. Kjo do të jetë edhe një mungesë e rëndësishme për skemat e teknikut gjerman Hansi Flick.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?