Lajmi i Ponarit për ‘Report TV’, reagon presidenti i klubit serb: Edi Rama mban atlete adidas, ndoshta do të bëjë ligën e basketbollit

9 Maj 2020, 16:33| Përditesimi: 9 Maj 2020, 16:36

  • Share

Lajmi i dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari për ‘Report TV’ se ‘nga sezoni i ardhshëm do të krijohet një ligë e përbashkët me Kosovën dhe ndoshta Maqedoninë’, ka bërë bujë përtej kufinjve.

Kjo çështjë është bërë object diskutimi për Nebojsha Çoviç, presidentin e Crvena Zvezda, i cili për mediat serbe ka deklaruar:

“Ndoshta mendojnë se mund të bëjnë diçka të ngjashme, duke ditur që shqiptarët kanë pretendime territoriale ndaj Serbisë, që tashmë i kemi parë. Çdo ditë shohim pretendimet e tyre ndaj Maqedonisë, pak më të nënshtruara edhe ndaj Malit të Zi. Nuk e fshehin që kanë edhe ndaj Greqisë. Ndoshta kështu mendojnë të bëjnë një ligë Tirana – Prishtina.

Duke pasur parasysh që Edi Rama është artist dhe i dhënë pas sportit, pasi gjithnjë mbathë këpucë sportive ‘adidas’ ndoshta i ka shkuar në mendje që ABA të bëhet ‘Albanska basketbol asocijacija’ (Asociacioni i Basketbollit Shqiptar),”- ka thënë Çoviç.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?