Lajmet e rreme janë kthyer në një mjet të pazëvendësueshëm nga opozita në Tiranë, për të sulmuar këdo e çfarëdo që mund të shihet si lajm i mirë. Një gjë të tillë ka bërë edhe me vaksinën, ku duke përdorur disa faqe pranë saj, opozita po përpiqet të hedhë tymnajë duke thënë se vaksina për Shqipërinë nga Pfizer, kalon nga Serbia. Mediat pranë PD, kanë nxjerrë një foto ku në vendet që ka marrëveshje Pfizer për vaksinën është natyrisht edhe Shqipëria, e si kontakt është adresa e mailit të zyrës së Pfizer në Serbi.
Pra, duke gënjyer shqiptarët, mediat pranë PD thonë se vaksina që do të marrë Shqipëria, kalon nga Serbia.
Por si është e vërteta? E vërteta është se Shqipëria ka një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza vaksine. Vaksina nuk kalon nga Serbia për në Shqipëri. Kompania Pfizer ka zyrat e saj për Ballkanin në Serbi, ndaj edhe te kontakti i Shqipërisë është vendosur e-maili [email protected]. E për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh që edhe Mali i Zi, Maqedonia e veriut e Kosova, kanë po ashtu të njëjtin kontakt.
Mesa duket, opozitës ngaqë nuk i doli falli që Shqipëria nuk do merrte vaksina deri në mars, tani ka filluar me konspiracione e lajme të rreme./Lexo.al