Foto ilustruese

Sociale

Lajmi mirë për shqiptarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sinopharm, u lejohet udhëtimi për në SHBA

28 Tetor 2021, 19:07| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 19:11

  • Share

TIRANË- Të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave kineze Sinovac ose Sinopharm mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë me dije nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino përmes një postimi në 'Facebook'.

Bino shkruan se sipas udhëzimeve të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA, Sinovac dhe Sinopharm do njihen si vaksina të parakualifikuara nga OBSH.

"Sipas CDC udhëtarët që shkojnë drejt SHBA do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë kryer të dyja dozat e Sinovac ose Sinopharm si vaksina të parakualifikuara nga BE", shkruan Bino.

Përveç qytetarëve të vaksinuar me Pfizer, Moderna Astrazeneca, Johnson&Jonson, SHBA do të pranojë në të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën Sinovac ose Sinopharm.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?