Foto ilustruese

Lajmi për tenderin e festës në Shqiptarja.com, reagon Fakulteti: Ceremonia u kërkua nga studentët (Asnjë fjalë për shampanjën)

16 Dhjetor 2018, 14:47| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 14:55

  • Share

Pas publikimit të lajmit ekskluziv në Report Tv dhe Shqiptarja.com, (Lexo këtu), për tenderin e organizimit të një feste për studentët dhe pedagogët ku përfshihej edhe porositja e shampanjës për pedagogët, ka reaguar edhe Fakulteti i Shkencave Sociale përmes faqes zyrtare të Universitetit të Tiranës, i cili thotë se eventi është anuluar, element ky i pasqyruar edhe në artikull.

Në njoftimin zyrtar të Universitetit të Tiranës, thuhet se kjo festë është kërkuar nga studentët, por nuk sqarohet dhe nuk përmendet porositja e shampanjës për pedagogët, siç duket kjo edhe në dokumentin e siguruar nga Report Tv. Në reagim, gjithashtu sqarohet edhe arsyeja e pezullimit të ceremonisë, që thuhet se është situata e krijuar me fillimin e protestës së studentëve.

Reagimi i plotë i Fakultetit të Shkencave Sociale:

Përsa trajtohet ne Gazeten “Shqiptarja.com” , në artikullin:  Studentët në protestë, dekanët prokurime për shampanjë për festa” sqarojmë se:

– Në bazë të programit vjetor të punës së Fakultetit dhe vendimit të Dekanatit të 21.11.2018  është planifikuar të zhvillohet cermonia e diplomimit të studentëve për të dy ciklet e studimit dhe party për studentet që diplomoheshin në datën 12 dhjetor 2018 dhe jo për stafin akademik dhe administratën. Ky party është kërkuar  nga këshilli studentor me kërkesë me shkrim  e cila  ndodhet në dokumentacionin  përkatës të eventit. Po kështu edhe ceremonia e diplomimit është kërkuar po me kërkesë me shkrim nga studentët. Kërkesë e cila gjithashtu ndodhet në procedurat e eventit. Edhe pse 300 studentët  nga 1200  studentë që diplomohen  morën veshjen e cermonise , duke reflektuar ndaj situatës me fillimin e protestave nga studentët , eventi u anullua për tu zhvilluar në një kohë të përshtatëshme.

Nga sa më sipër  del qartë se :

1- Eventi është kërkuar nga studentët dhe party vetëm per studentët.

2-Për shkak të situatës  eventi është anulluar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?