Me gjithë tentativat e Partisë së Lirisë për të mohuar lajmin për një vendimmarrje të Partive Socialiste Evropiane që e përjashton Ilir Metën nga pjesëmarrja nga Kongresi i radhës i PES në Berlin, lajmi është i konfirmuar.
Që Partia e Lirisë e ka marrë një email dhe që lajmi është I VËRTETË e konfirmon edhe Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.
Blushi në emër të Partisë së Lirisë publikon një faksimile (Foto e mëposhtme), që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që Report Tv publikoi më herët. Pra duket qartë që ata e kanë marrë një e mail të tillë, pavarësisht se pretendojnë të kundërtën. Kjo mund të vihet re fare mirë në “kokë” e mailit.
Në foton e sjellë nga Report Tv, nuk duket se kush janë 3 personat e tjerë që u ka shkruar e-maili, e ndërsa në foton e publikuar nga Tedi Blushi zbulohet që bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, Ralf Gjoni dhe është vendosur edhe në dijeni Giacomo Filibeck.
Foto e publikuar nga Tedi Blushi
Lajmi kryesor:
Partitë Socialiste Evropiane 'përjashtojnë' Ilir Metën, i anulojnë pjesëmarrjen në Kongres: Bëri Aleancë me Berishën
B.K.//ReportTv.al