Politikë

Lajmi se i janë bashkuar Veliajt, FRD e mohon: Nuk është e vërtetë

31 Mars 2021, 14:36| Përditesimi: 31 Mars 2021, 14:42

  • Share

1617194544_salishehu.jpg

Kryetari i FRD Sali Shehu ka reaguar ndaj lajmit se kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të zyrës së FRD lajmi është i pavërtetë dhe se personat që janë bashkuar me Veliajn sipas tyre punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.

"Kryetari i FRD, z.Sali Shehu reagon ndaj lajmit të pavërtetë të shfaqur sot nga disa media. Se pari lajmet dhe njoftimet publike te FRD dalin nga zyra e shtypit dhe shtabi elektoral i Frymes se re Demokratike dhe jo nga zyra e Erjon Velise! Se dyti personat ne fjale jane tre sahanlëpirës, të cilët punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.

Këta personazhë pa identetit publik aq me pak politik, nuk përfaqësojnë dhe as nuk kanë përfaqësuar ndonjëherë FRD-në. Ky tetater i neveritshem eshte deshmi e qarte e krizes Velise dhe dhe sejmeneve te tij per humbjen e thelle qe i pret. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe gjithe Shqiperise ti bashkohen uraganit te madh popullort ë  Aleancës për Ndryshim.” Data 26 Prill do te jete fillimi i fitores se madhe dhe dita e fundit e Velise ne zyren e tij", thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Kryesia i bashkohet Veliajt në fushatën e Tiranës? FRD e mohon: S'është e vërtetë! Personat në fjalë janë tre sahanlëpirës, punojnë si nëpunës të bashkisë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?