‘Lajmin e morëm vesh nga radio’, një rrëfim i sinqertë 'N'kohë' për babanë nga Rudina Hajdari dhe detaje që nuk i dinim për jetën e saj përtej politikës

12 Qershor 2022, 13:36| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 14:06

  • Share

TIRANË- E kujton të gjithë ngjarjen, edhe pse vetëm 11 vjeçe, Rudina Hajdari nuk i fshin asnjë moment kujtimet e babit të saj Azem Hajdarit. Gjatë një interviste në  emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Hajdari flet për herë të parë  duke dhenë detaje për ngjarjen e trishtë të ndarjes nga jeta të idhullit të saj.

E kujtoni momentin e trishtë kur babi juaj ndërroi jetë? Si u njoftuat për këtë?
-Kam qenë 11 vjeçe në momentin që ka ndodhur si situatë, kemi qenë në Selinë e Partisë Demokratike ngjysëm ore përpara se të ndodhte ngjarja.
Pata fatin e madh dhe mendoj se zoti donte që unë ta takoja pak më përpara se ai të ndahej nga jeta dhe ishte moment i bukur kur e takova, se ishim familje dhe mami ishte shtazën at kohë dhe babi sapo ishte kthyer nga Fieri dhe po ka tregonte i lumtur se si kishte shkuar.
Ishte ora 20:15 minuta, rreth orës 20:30 do të ndiqte lajmet në zyrë dhe kishte një takim me doktor Berishën.
Ai ishte momenti i fundit që ne u takuam dhe u larguam në shtëpi, sapo mbërritëm e morëm vesh lajmin nëpërmjetë radios, e çuditshme, në fillil nuk e besuam sepse e prisnim në shtëpi sepse na tha që do të vinte në shtëpi dhe një plagosje e tillë kishte ndodhur edhe në parlament një vitë më parë.”-tha ajo.

Por si e kujton sot Rudina, Azem Hajdarin?
- E kujtoj si njeri që u përpoq aq shumë, edhe më shumë akoma kur mendoj sfidat që ai kalonte, vështirësit që ai kalonte me të gjitha ndodhitë që kishte në atë kohë, lufta civile e 97, përballaja e ashpër me regjimin dhe mënyrën se si e mposhtën. Miqtë dhe armiqtë që kishte, të gjitha këto janë shumë më të vështira se sa koha që kalojmë sot.

Teksa iu përgjigj kërkesës së moderatori për një sfidë në natyrë, Rudina nuk ka nguruar të ndaj detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?