Lakër e mbushur me qofte nga zonja Albana

18 Tetor, 11:38| Përditesimi: 18 Tetor, 11:39

  • Share

Lakër e mbushur me qofte

Përbërësit:

  • 1 lakër
  • 450 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 80 gr oriz
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj kripë dhe piper
  • 1 degë selino
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 5 lgj salcë domate
  • Hudhër të shtypur
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, erëza

Përgatitja:

Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak (më shumë se gjysma). E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale. Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës. Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve dhe vendosim kapakun e lakrës. E vendosim lakrën e mbushur në një tavë qelqi, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 90 minuta.  

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?