Lakër e mbushur nga zonja Albana

1 Dhjetor 2022, 11:08| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 11:09

  • Share

Lakër e mbushur

Përbërësit:

  • 1 lakër
  • 400 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj oriz
  • 1 lgj koncentrat
  • 1 degë selino
  • 1 spec i kuq
  • 5 lgj salcë domate
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim fundin e lakrës të cilin do ta përdorim si kapak për mbushjen. Pastrojmë pjesën e brendshme të lakrës për të krijuar hapësirën e duhur për të vendosur mbushjen.

Kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të përthithë të gjitha lëngjet. Shtojmë orizin, selinonë dhe specin e kuq të prerë imët, rregullojmë shijen dhe kripë, piper dhe pak koncentrat. Në fund shtojmë salcën e domates dhe e lemë kimën të marrë një valë të lehtë. E vendosim mbushjen brenda lakrës dhe pjesën që tepron e vendosim në anësore të tavës. Hedhim rreth 1 gotë ujë të ngrohtë dhe e mbulojmë tavën me një letër pjekje të lagur si dhe me letër alumini. E vendosim lakrën e mbushur të piqet në furrë të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?