Lakër e stufuar nga zonja Albana

9 Tetor, 11:40| Përditesimi: 9 Tetor, 11:50

  • Share

Lakër e stufuar

Përbërësit:

  • 1 lakër e bardhë
  • 2-3 filxhanë kafeje vaj
  • 1 qepë mesatare
  • 1 fletë dafine
  • 2 lgj uthull
  • ½ lgj salcë soje
  • Pak spec i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara, i presim koçanin, e ndajmë përgjysmë dhe e presim në rripa, më pas e lajmë dhe e kullojmë. Kaurdisim qepën e grirë hollë sa të zverdhet dhe shtojmë pjesë-pjesë lakrën sa të ulet paksa volumi. Hedhim kripë, piper të zi, spec të kuq, sipas dëshirës, dhe djegës, fletë dafine. Hapim një vend në fund të tenxheres dhe hedhim salcë dhe pak uthull. I përziejmë të gjitha së bashku, i mbulojmë me kapak dhe i vendosim në zjarr të ulur derisa të zbuten. Në qoftë se lakrat janë të forta, që të ndihmohet zierja, i hedhim nga pak lëng mishi ose ujë. Gjella duhet të dalë pa lëng (e stufuar). Sipas dëshirës mund ta gatuajmë dhe me pak mish, suxhuk apo kremviçe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?