Lakër me beshamel në furrë
Përbërësit:
- 600 gr lakër e bardhë
- 200 gr presh
- 2 karrota
- 1 qepë
- 60 gr oriz
- 300 gr mish i grirë
- 2-3 lugë vaj ulliri
- Nenexhik
- Kripë, piper
Për beshamelin:
- 500 ml qumësht
- 100 gr gjalpë
- 2 kokrra vezë
- 100 gr miell
- Pak arrë moskat
- Pak kerri
Përgatitja:
Grijmë lakrën në fije jo shumë të holla, karrotat në copa të vogla dhe preshin në rrathë të hollë. I vendosim në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri, 2–3 lugë ujë dhe pak kripë. I lëmë të zbuten në zjarr të ngadalshëm, të mbuluara me kapak, duke i përzier herë pas here. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën me pak vaj ulliri. Sapo të zverdhet, shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim lehtë. Më pas shtojmë orizin dhe ujë të ngrohtë. E lëmë të ziejë derisa orizi të zbutet pak. Shtojmë kripë, piper dhe nenexhik. Në një tavë të lyer me vaj ulliri shtrojmë gjysmën e lakrës. Sipër vendosim përzierjen me mish dhe oriz, mbi të shtrojmë pjesën tjetër të lakrës. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpin e shkrirë. Sapo mielli të marrë ngjyrë shtojmë qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të trashet dhe të marrë valë, e heqim nga zjarri, shtojmë vezët dhe arrën moskat. E përziejmë mirë derisa të bëhet një krem i njëtrajtshëm. Hedhim beshamelin në tavë duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shërbehet e ngrohtë me sallatë të freskët ose kos natyral. Për një shije më të butë, mund të shtoni pak pana në beshamel.
Komente
