Lakër me perime në furrë nga zonja Vjollca

6 Janar 2021, 10:01| Përditesimi: 6 Janar 2021, 10:12

  • Share

Lakër me perime në furrë

Përbërësit:

4 lugë gjelle vaj

1 qepë mesatare

2 patate

400 gr lakër të bardhë

1 karrotë

3 speca jeshil

1/2 spec I kuq

1 lugë kafe piper pikant

kripë dhe piper I zi

3 vezë

1 gotë qumësht

1 gotë kos

3 lugë gjelle miell

1 filxhan kafe vaj

3 lugë gjelle miell

1 tufë majdanoz

100 gr djath

Përgatitja:

Në një tigan vendosim 4 lugë gjelle vaj dhe shtojmë në të 1 qepë mesatare të prerë me kubikë. Kaurdisim qepën sat ë zbutet, shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël. E kaurdisim patatet të prera për 5 minuta dhe më pas shtojmë lakrën të prerë shumë hollë, karrotën në rende ( nga ana më e trashë) vazhdojmë përzierjen dhe specat në kubikë, piper të kuq, kripën dhe piper të zi. Përziejmë perimet deri sat ë ulet volume. Në një tas përziejmë 3 kokrra vezë, 170 ml qumësht, kos dhe 1 filxhan kafe vaj, 2.5 lugë gjelle miell, kripë dhe piper të zi , 1 lugë caji puhur pjekës dhe 1 tufë majdanoz të grirë. I përziejmë perimet me vezët. Lyejmë njjë tepsi mesatare me vaj dhe nivelojmë. Përziejmë me perimet vezët e nivelojmë atë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?