Sociale

Fshati shqiptar që prodhon lakrën e Brukselit, Jogodina çon drejt vendeve të BE 3 mijë ton në sezon! Fermeri: Punoj me gruan e fëmijët, rinia s’e do bujqësinë

6 Prill, 16:47| Përditesimi: 6 Prill, 17:14

  • Share

Fshati Jagodinë i Elbasanit ka rreth 80 hektarë me sera, ku janë vetëpunësuar me dhjetëra fermerë. Prodhimet e tyre bujqësore i eksperojnë në vendet e BE-së. Tregun e kanë të sigurtë, por siç thotë Osman Sula fitimet janë të pakta.

“Prodhimi këtë vit ka qenë shumë i kënaqur vetëm nga çmimi s’ka qenë i mirë. Çmimet e ulëta në fillim të sezonit, tani në fund pak të kënaqur”, us shpreh fermeri.

Osman Sula ka investuar në ndërtimin e rreth 2 hektarëve me sera me të cilën siguron të ardhurat familjare. Na tregon se ka kultivuar lakrën e Brukselit, një perime pak e njohur në vendin tonë, por që ka kërkesë në tregun e huaj. 

“Këtu kemi mbjellë lakrën e Brukselit, por është drejt fundit prodhimi. Do pastrojmë serën dhe do mbjellim domate dhe speca. Neve do të ishim të kënaqur nëse çmimet do të ishin fikse, 50 ose 70 lek për kilogram, nga fillimi i sezonit e deri në fund. Ne e shitëm lakrën e Brukselit me 40 lek/kg dhe tani që u ngrit çmimi prodhimi është drejt fundit. Ne na konkuron Maqedonia e Veriut”, tha ai.

Fermeri nga Jagodina e mban serën me familjarët pasi mungon krahu i punës.

“Unë punoj me gruan dhe 3 djemtë. Sa i përket punëtorëve e kemi çikë të vështirë se në bujqësi është punë e rëndë dhe rinia nuk ka qejf të punojë. Një punëtor e paguajmë 2 mijë lek në ditë, por nuk vijnë. Subvencione për naftë marrim por shteti duhet të vendosë më shumë dorë tek bujqësia se pa bujqësi ska jetë”, shton Sula.

Jagodina njihet si hambari i Elbasanit. Nga 172 hektarë tokë, 80 hektarë janë vetëm me sera. Mbi 3 mijë tonë lakër brukseli është eksportuar gjatë tre muajve të fundit.

S.B/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asdfgh: 07/04/2025 08:30

    Lajm i mire

    Përgjigju
  • Katnari: 06/04/2025 19:53

    Nuk eshte vetem nje familje eshte nje fshati tere jane njerez te mire e punetorè.

    Përgjigju
  • Janaqi: 06/04/2025 17:53

    3mije tone nuk jan te ardhura familjare por super biznes i madh. Bravo personit per inisiatoven e mare!

    Përgjigju
  • dori: 06/04/2025 17:26

    Bravo i qoftë,të rinjtë shkojnë nëpër botë dhe meren me punë të rëndomta dhe nuk vinë në shtëpitë e tyre të punojnë me prindërit.Shkojnë pastrojnë shtëpitë e grekut,punojnë në bujqësi e ndërtim ...

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 06/04/2025 21:32

      Ke të drejtë dori. Por kanë frikë se po u sëmuren do përballen me shëndetësinë falas të Rilindjes. Po kanë frikë se mbase bëjnë ndonjë aksident me makinë dhe do përballen me drejtësinë e Rilindjes. Po kanë frikë se edukimi në shkollat e një vendi që është i fundit i gjithë botës sipas testimit ndërkombëtar PISA nuk është i duhuri për fëmijët e tyre dhe përballen me arsimin e Rilindjes. Po kanë frikë se mos

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?