Lakror i Çobanit
Përbërësit:
- 250 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lk salcë domate
- 1 kg patate
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjalpë
- 1 kokërr vezë
- 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
- Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja:
Mishin e grirë e kaurdisim me qepën e grirë hollë. Shtojmë salcën e domates ose domate të freskët, pak ujë, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë derisa të ngelet me pak lëng, në fund hedhim majdanoz. Ndërkohë përgatisim një pure patatesh të trashë me gjalpë, qumësht, vezë dhe e ndajmë në dy pjesë. Në një tavë të lyer dhe të pudrosur me galetë, vendosim gjysmën e puresë. Sipër saj hedhim kimën e përgatitur, e sheshojmë mirë dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të puresë. E spërkatim me gjalpë dhe me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të piqet sa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.