Lakror i Matit me miell misri, lakra dhe presh nga Admirina Peçi

31 Tetor, 12:12| Përditesimi: 31 Tetor, 12:14

  • Share

Lakror i Matit me miell misri, lakra dhe presh

Përbërësit:

  • 4 presh mesatar
  • 1/2 lakër e bardhë
  • 200 gr djathë dele/ dhie
  • 250 gr mish qengji
  • 1 gotë lëng mishi
  • 1 gotë kos
  • 50 gr gjalpë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper
  • Miell misri

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin e qengjit të ziejë. Presim lakrën, preshin dhe jeshillëqe të tjera nëse duam, dhe i vendosim në zjarr me pak vaj ulliri të zbuten me lëngjet e tyre. Ndërkohë përgatisim brumin për shtresën e poshtme të lakrorit ku miksojmë miell misri, pak djathë të thërrmuar, kos dhe pak lëng nga mishi i zier. Shtrojmë petën e misrit në tavë duke e niveluar mirë, sipër vendosim mishin e zier të copëtuar dhe më pas lakrat dhe preshin e zbutur. E spërkatim me pjesën e mbetur të djathit dhe hedhim me duar miell misri për të krijuar shtresën e sipërme të lakrorit. Shtojmë në fund pak lëng mishi mbi lakror dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius. Ndërkohë tresim pak gjalpë, hedhim pak kripë dhe gjysmë gote ujë, dhe pasi lakrori të jetë pjekur e hedhim në sipërfaqe për t'a zbutur dhe aromatizuar. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?