Lakror me hithra dhe miell misri
Përbërësit:
- 2 fç miell misri
- 1 kg hithra
- 2 lgj gjizë
- 1 vezë
- 2 fk qumësht
- 2 fk yndyrë
- Kripë, nenexhik
Përgatitja:
Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.