Receta

Lakror me kunguj të njomë pa petë nga Anila Hetoja

23 Prill, 12:01| Përditesimi: 23 Prill, 12:02

  • Share

Lakror me kunguj të njomë pa petë

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj të njomë
  • 1 gotë miell
  • 1 gotë oriz
  • 4 vezë
  • 200 ml pana ose ajkë qumështi
  • Erëza të ndryshme
  • Kripë, piper
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht grijmë kungujt e njomë duke i vendosur në një tavë. Orizin e kemi shpëlarë dhe e kemi lënë për disa minuta në ujë. Hedhim mbi kungujt në tavë pak miell për të përthithur lëngjet, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë panën ose ajkën e qumështit gradualisht duke e trazuar si dhe orizin. Vezët i shtojmë sipër duke i hapur mirë mbi të gjithë sipërfaqen dhe në fund vendosim disa copëza gjalpë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.  

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?