Lakror me lakër turshi nga zonja Albana

17 Nëntor 2022, 11:44| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 11:45

  • Share

Lakror me lakër turshi

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 1 fç kos
  • 2 fç ujë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Pak uthull
  • Kripë

Për mbushjen:

  • 1 qepë
  • 1 kg lakër turshi
  • 1 lgj gjalpë
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin e lakrorit. Petën e parë e hapim me kuleçë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. Kaurdisim një qepë të grirë imët me gjalpë dhe vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet trasnsparente shtojmë lakrën turshi të grirë mesatarisht. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe piper të kuq. Vendosim mbushjen e lakrorit, e mbulojmë me një petë dhe e vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?