VIDEO/ 'Lali Eri je me i miri', videoja virale e Mandi Nishtullës, që mbrëmë këndoi për herë të parë në sheshin 'Skenderbej'

26 Dhjetor 2023, 20:18| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 20:26

  • Share

Sheshi “Skënderbej” prej disa netësh po jehon nga këngëtarët më në zë të momentit, ku një prej tyre është edhe Mandi Nishtulla.

Mbrëmjen e djeshme ai performoi për herë të parë në sheshin ‘Skënderbej”, duke “elektrizuar’ publikun shqiptar, i cili e shoqëroi në kor në të gjitha këngët e tij.

Edhe pse një këngëtar me një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Nishtulla nuk kishte performuar më parë në skenën gjigande në sheshin “Skënderbej".

Ai shpesh kishte deklaruar nëpër intervista se nuk e ftonin në koncerte të tilla për shkak të paragjykimeve rraciste.

Për këtë eksperience unike ai falënderoi përzemërsisht kryebashkiakun Erion Veliaj, që e ftoi të ishte pjesë e koncertitit.

Përmes një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mandi Nishtulla falenderon Veliajn, i cili theu tabutë dhe e ftoi të performonte në shesh hitin e tij “Sarile”.

“Deri dje, pardje, na kanë thënë se nuk na marrin ne të zinjve. Por, e falenderoj shumë lali Erin sepse ky është… (tregon zemrën). Vetëm këtë zgjidheni, ky është jeta ime. Të dua lali Eri, je më i miri. I love you”,-- thotë ai në video.

Kujtojmë që Veliaj është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”.

Një çmim i cili iu dorëzua në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.

Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje, Tirana do të mirëpresë ne shesh artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark: 27/12/2023 03:10

    Epo tani cte themi me, shpjereni Nishtullen tek TOB qe te mesoje tenoret si te cicerojne per imbecilin Veliaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?