Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim homologen belge, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Emigracionit në Mbretërinë e Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt.
Gjatë takimit ministri Lamallari vlerësoi vizitën si një moment tjetër të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të hershme miqësore midis Shqipërisë dhe Belgjikës, si dhe theksoi nevojën për të eksploruar më tej mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Mes të tjerësh ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vijueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, teksa solli në vëmendje edhe faktin se vendi ynë ka marrë statusin e kandidatit në vitin 2014 kur Belgjika mbante Presidencën e Këshillit të BE-së. Asistenca teknike e Belgjikës në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme ishte gjithashtu mes pikave për të cilat Ministri i Drejtësisë falënderoi homologen e tij belge.
Ai vlerësoi forcimin e bashkëpunimit bazuar në besimin reciprok dhe në përmbushjen e te gjitha detyrimeve në kuadër të negociatave me BE, përfshi dhe bashkëpunimin në lidhje me marrëdhëniet juridiksonale penale.
Komente
