Foto ilustruese: Lamborghini Urus Mansory dhe Arber Muça

Kronikë

Lamborghini i modifikuar nga Dubai në Shqipëri, sekuestrohet në Fier automjeti luksoz

14 Korrik, 12:58| Përditesimi: 14 Korrik, 15:37

  • Share

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë Euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 37-vjeçarit një automjet luksoz “Lamborghini Urus Mansory”.

Ky automjet rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është dërguar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë. Vendimi për sekuestrimin e këtij automjeti mban datën 10 Korrik 2025.

Kujtojmë se Arbër Muça është person i skeduar nga autoritetet shqiptare, pasi një vit më parë ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë Euro, që dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

V.GJ /A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?