Lame bën analizën e vitit 2022 për Kadastrën: Kemi dhënë 250 mijë certifikata pronësie e 20 mijë legalizime

18 Shkurt 2023, 12:22| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 13:34

  • Share

Kreu i Kadastrës Artan lame ka bërë ditën e sotme një analizë të punës së Kadastrës përgjatë vitit 2022. Për gjatë vitin që lamë pas, Lame tha se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët. Ka një rënie të shërbimeve krahasuar me vitin 2021, ku u regjistruan 1.5 mln shërbime.

Kjo rënie sipas Lames është pozitive, pasi në vitin 2021 me miratimin e ligjit 20/20 për regjistrimin e pronave. Kjo rënie e shërbimeve sipas Lames tregon që problemet me pronat janë ulur, por në vitin 2020 kur u miratua ligji pati një bum shërbimesh pasi u nxorën në pah të gjitha problemet me pronat dhe qytetarët bënë kërkesat për regjistrim.

“Sivjet 1.2 mln shërbime. Arritjet më të mëdha këtë fakt të rënies. Kjo vjen pas miratimit të ligjit 20/20. Pas miratimit kemi një rritje të lehtë, në 2021 nxorën problemet me pronat. Arritëm 1.5 mln shërbimet, ekstrem, se iu drejtuan Kadastrës për shërbime,. Rënia tregon se raftet po zmbrapsen, u nxorën problemet dhe institucionet po fute në një trend normal aplikimesh”, tha Lame.

Lame u ndal edhe në kohën që i duhet dikujt të marrë përgjigje nëse ka aplikuar për një shërbim në Kadastër. Aktualisht, kreu i Kadastrës tha se për të marrë një përgjigje koha mesatare e pritjes është 21 ditë, në krahasim me vite më parë. Në 2019 koha e pritjes sipas Lames ka qenë 95 ditë, dhe kjo rënie në 21 ditë është në dobi të qytetarëve.

Nga viti 2015 ka një zgjatje, pastaj fillon një rënie drastike, jemi në 21 ditë vjet. Kjo është koha që duhet të presë pasi ka aplikuar. Koha mesatare. Ka shumë shërbime që merret shërbimi në kohë reale, por ka edhe nga ata që kanë probleme”, tha Lame.

Një pikë në të cilën Kadastra ka ende punë për për të bërë, Lame tha se është që mos të mbetet asnjë qytetar pa marrë shërbimin nga Kadastra. Edhe pse ka një rënie të ndjeshme të personave që s’kanë marrë përgjigje nga Kadastra, Lame tha se kjo pikë duhet përmirësuar.

Nga viti i kaluar kanë mbetur 1957 qytetarë që se kanë marrë shërbimin, ndërkohë që kulmi ka qenë në vitin 2017 kur 124 mijë qytetarë që se kanë marrë fare shërbimin nga Kadastra.

“124 mijë qytetarë që se kanë marrë fare shërbimin në 2017. 98 mijë në 2018, vjet jemi në 1957 qytetarë që se kanë marrë shërbimin. Janë prapë shumë, detyra jonë është që në fund të vitet asnjë qytetar mos të thotë nuk e mora shërbimin. Mbetet detyra ynë që ta përmirësojmë”, u shpreh kreu i Kadastrës.

Për vitin 2022, lame tha se janë ndarë 249 mijë certifikata pronësie, një dyfishim në raport me vite më parë.

“Shihet grafiku i rritjes. Kemi dyfishim në raport me kohët e mëparshme. 250 mijë certifikata, gjatë vitit 2022. 250 mijë familje shqiptare morën certifikatën e pronësisë”, tha Lame.

Ndërkohë, vitin e kaluar janë dhënë 20 mijë legalizime. Sipas Lames, shumë shpejt do të përfundojë edhe problemi me legalizimet. Në total ndër vite janë kryer  244 mijë legalizime. Gjithashtu gjatë vitit 2022 janë dhënë 18 mijë certifikata toke.

“Ka një pikë në vitin 2016 me 48 mijë legalizime se u bënë ca ndryshime në ligj dhe është e rëndësishme që masa e madhe e qytetarëve e kishte procedurë të thjeshtë. 20 mijë legalizime për 2022. Unë e quaj këtë faktor faktin që procesi i legalizimeve po mbaron, më jep gëzim që vitin tjetër do ulet, do jetë nja 15 mijë se po përfundon”, tha Lame.

Gjithashtu gjatë vitit 2022 janë dhënë 18 mijë certifikata toke. Si edhe janë legalizuar 85 pallate të braktisura nga pronarët, duke e cuar kështu në total numrin e tyre ndër vite në 1044.

(Kliko këtu ) Analiza e Kadastrës shqiptare

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqifi nga Himara: 18/02/2023 15:18

    Kam 4 muaj qe merreli me akt pronesie ta trasheguar ne nje pallat te kohes se enverit me tapi e cdo gje ne rregull dhe ne aktin e trashegimise tjeter adrese kam une tjeter vellai dhe ne nje rruge qe nuk ka lidhje me pallatin .Kemi derguar perseri ne aksh ankesa dhe prap nuk kemi te njejten adrese me vellain.Tek akti i pronesise i treti qe doli shkruhet dhe hyrja 4 megjithese pallati ka 3 hyrje!!!A di njeri si ta rregullojme se ke kadastra njeri thote e ka fajin gjendja civile atje na thane faji eshte i urbanistikes bashkia e erjon veliajt taksat i do por zgjidhja gjendet vetem po te hapesh gjygj.per gabime trashanike te nepunsave ne duhet te bredhim gjygjeve.Mos di Lamja gje te na shpjegoje se cbehet ne ket shtet rrumpalle

    Përgjigju
  • Topanaja: 18/02/2023 14:02

    Lame mos ke nevoj per drejtor kadastre ne Vlore...? Jam gati te kethehem nga emigrimi i ndajme bashke te ardhurat qe do nxier, nuk behet qameti nje muaj dua te punoj per vete dhe per ty.

    Përgjigju
  • Mashtrime: 18/02/2023 13:10

    Mashtrime te pastra. Kam aplikuar per certifikate pronesie te nje shtepie qindra vjecare trasheguar brez pas brezi me procedure te pershpejtuar, pa asnje konflikt apo pretendent. Prej 2 vitesh asnje pergjigje. Ky palo burre merret me zaptimet dhe legalizimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?