Lame i përgjigjet akuzave të PD se bregdeti po u jepet oligarkëve: Nuk ka më tokë shtetërore aty,  nuk la Laro që të hajë Balo

22 Mars 2021, 12:53| Përditesimi: 22 Mars 2021, 13:12

  • Share

Artan Lame i është përgjigjur edhe akuzave të PD se qeveria po u fal tokat në bregdet oligarkëve duke thënë se në këto 30 vite janë dhënë lloj-lloj vendimesh nga gjyqtarë që preken nga vettingu dhe me vendim të kthimit të pronave, herë të drejta dhe herë abuzive, sa nuk kanë lënë më asnjë cm tokë në bregdet të shtetit, përveç një pjese në Karavasta dhe një pjese në gadishullin e Karaburunit.

"Unë kam qenë pjesë e një vendimi qeverie dikur që më pas u anatemua se do të vidhte tokat në bregdet dhe do ia jepte oligarkëve. Ai vendim qeveria që thoshte se të bllokojmë të gjitha tokat shtetërore në bregdet të mos vazhdojë plaçkitja e tyre përmes gjyqtarëve që i jepnin këto toka në mënyrë abuzive pasi e dinin se do të rrëzoheshin nga vettingu. Ka pasur shumë vendime të tilla të çmenduar. Megjithatë kadastra e trashëguar nuk kishte regjistruar prona në bregdet dhe ajo figuronte shumica si pronë shtetërore në letra, por kur u shkua në terren ajo ishte e tëra e ndarë. Tokë shtetërore në bregdet ka jashtëzakonisht  pak  afër  zeros,  pasi janë ndarë me vendim të kthimit të pronave, herë me të drejtë dhe herë abuzive. Në bregdet ka mbetur vetëm një pjesë e Karavastasë dhe një pjesë e gadishullit të Karaburunit. Nuk ka toke shtetërore në bregdet, nuk ka mbetur më, nuk ka lënë Laro të hajë Balo, është ndarë e gjitha", tha Lame.


Lajmi kryesor:

Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?