Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale! Do ketë ndryshime nga drejtori deri te punonjësi më i ulët

29 Nëntor 2020, 18:05| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 21:00

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë  kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Por numri një i kadastrës  paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.

 “Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”, shprehet Lame.

Kreu i Kadastrës tha se institucioni që ai drejton synon të certifikohen tokat e marra me ligjin 7501 dhe 20 mijë familje që kanë aplikuar të pajisen me AMTP.

“Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”, tha Lame.

Për sa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përveç të tjerash kjo situatë i ka penalizuar edhe ata për dhënien e certifikatave të pronësisë.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda pak muajsh ka ndërruar 8 drejtorë?  Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Jurgen Pilkati
 Andi Binaj

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 30/11/2020 08:32

    Po si nuk ju vjen turp dhe ankoheni! Keni 8 vjet qe drejtoni kete shtet dhe doni te justifikoheni me punen e qeverive parardhese.Po te kishin punuar mire ato ju nuk d te merrnit pushtet.Ato kercenime qe i behen kadastres se vlores vijne nga drejtuesit rilindas se partite tjera s'kane as çelsat e kashtes ne dore por ju mendoj se e keni te shkruar ne programin tuaj qe fajin e ka Berisha megjithse tani e keni zgjeruar dhe me "armiqte"Meten e Lulin.

    Përgjigju
  • Tirana veri: 29/11/2020 21:12

    Nuk mund te shkakrkosh nga puna njerezit qe te paguajne kuoten mujore, qe ua mbledhin hallexhinjve te shkrete. Jeni te gjithe per burg.

    Përgjigju
  • hajdar: 29/11/2020 19:27

    nuk u ngopet,ne vorr i cofshi te gjitha

    Përgjigju
  • xXx: 29/11/2020 18:23

    Thuaje të plotë:Ka presione nga element kriminal politikanë për tokat e bregdetit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?