Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame gjatë shpërndarjes së legalizimeve

Kronikë

Lame shpërndan legalizimet pranë 'Astirit': Bashkëpunoni me ALUIZNI-n nëse investitori nuk iu përgjigjet për hipotekën

2 Shkurt 2019, 21:49| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 22:07

  • Share

Në zonën e Kasharit, afër Astirit, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së Legalizimit për tre kullat e subjektit ndërtues "Lorena sh.p.k". Ky subjekt ka qenë i gatshëm për të vazhduar vetë procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit të njësive të banimit dhe shërbimit.

Me këtë rast, Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre. Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më.

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame i dorëzoi lejen e legalizimit përfaqësuesit të firmës së ndërtimit dhe qartësoi qyetarët se do të jetë vetë ALUIZNI ai që do e dërgojë aplikimin në Hipotekë për të marrë gjithë banorët certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin e tre kullave “LORENA sh.p.k”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?