Lamin Jamal

Sport

“Nuk dua dhurata, dua leje për të festuar në Madrid”, Lamine Yamal shpreh dëshirat për ditëlindje: Futbolli im buron nga rruga

13 Korrik 2024, 12:22| Përditesimi: 13 Korrik 2024, 14:00

  • Share

Ylli i Spanjës, Lamin Jamal feston sot 17-vjetorin e lindjes, me shokët e Kombëtares.

Iberikët do të përballen me Anglinë në finalen e Europianit ku dhe do të kërkojnë trofeun, një dhuratë më e bukur se kjo nuk mund të ketë për talentin Jamal.

Ai ka thyer shumë rekorde gjatë këtij turneu dhe do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar kundër Francës në gjysmëfinale.

“I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal.

Ai ka folur edhe për finalen e Euro 2024 kundër Anglisë. 

"Duhet të vazhdojmë, ashtu siç bëmë kundër Gjermanisë dhe Francës. Të jemi vetvetja, të kemi kontrollin e lojës në çdo moment. Unë besoj se ne jemi më të mirët në këtë Evropian, askush nuk mund të na ndalë. Nuk shoh asnjë skuadër në lartësinë e Spanjës. Nga buron futbolli im? Futbolli im vjen nga rruga, nga lojërat me miqtë e mi”, theksoi Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për Marca.

 

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?