Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 17-të në mënyrën më të mirë të mundshme. Spanja e tij fitoi 2-1 kundër Anglisë në finalen e Euro 2024 dhe djaloshi është ylli në ngjitje i futbollit botëror.
Pas trofeut, Lamine u pa me vëllanë e vogël në fushë, teksa nuk mungoi as e dashura e tij dhe sigurisht familjarët.
Në fotot e bëra virale në media, Yamal shihet se bashku me të dashurën e tij, babanë, të ëmën dhe partnerin e saj, si dhe me vëllanë e vogël 2-vjeçar. Fotoja teksa i tregon trofeun e fituar këtij të fundit ka rrëmbyer zemrat e të gjithë ndjekësve dhe fansave të talentit spanjoll.
Lamine Yamal u shpall nga UEFA si lojtari i ri më i mirë i Euro 2024, ku shënoi një gol dhe asistoi katër herë.