Lamine Yamal

Sport

Lamine Yamal futet në historinë e Champions League

13 Mars, 15:25| Përditesimi: 13 Mars, 15:26

  • Share

Fitorja 3-1 kundër Benficës dhe kalimi në çerekfinalet e Champions nuk ishte me vlerë vetëm për Barcelonën, por edhe për talentin e saj, Lamine Yamal, i cili u fut në historinë e këtij kompeticioni.

Yamal ishte protagonist me asist te goli i parë i shënuar nga Raphinha në minutën e 11-të. Spanjolli gjeti edhe vetë rrugën e rrjetës me një gol spektakolar nga jashtë zone. 17-vjeçari u bë futbollisti më i ri që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në Champions League.

Tanimë në fazën e radhës Barça luan kundër Dortmundit dhe Lamine ka në dorë, ose thënë më mirë në këmbë, rekordet e reja. Duket se dekadat e ardhshme në futbollin evropian emri i tij ka për të sunduar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?